Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi të hënën kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Më herët të hënën, Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian që të përshpejtojë anëtarësimin e Ukrainës.
“Qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe, më e rëndësishmja, të jemi të barabartë. Jam i sigurt që është e drejtë. Jam i sigurt që e meritojmë”, tha ai në një fjalim video të shpërndarë në mediat sociale, transmeton Fox News.