Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shprehu mirënjohjen për disa vende për mbështetjen e mbrojtjes që i japin Ukrainës, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.
“Faleminderit Kroacisë për një tjetër paketë mbështetjeje për mbrojtjen. Faleminderit Maqedonisë së Veriut për vendimin për helikopterët”, tha Zelenski në fjalimin e tij drejtuar kombit.
Ai falënderoi gjithashtu Kanadanë për mbështetjen financiare, fondet tashmë kanë mbërritur në buxhetin e shtetit të Ukrainës dhe FMN-në për programin e ri për Ukrainën në vlerë prej më shumë se 15 miliardë dollarësh, i cili do ta ndihmojë Ukrainën të ruajë stabilitetin social./Lajmi i plotë.