Kaltrina Zekolli: “Unë mendoj se është momenti për t’u zgjedhur një person si lider për të udhëhequr në aspektin formal VLEN-in. Por realisht mendoj që pasi të zgjidhet, cilido qoftë ai, unë mendoj se të gjitha vendimet brenda VLEN-it do të vazhdojnë të merren në frymën e njëjtë një bashkëpunim që rrallë herë e kemi parë në skenën shqiptare të partive shqiptare dhe me jetëgjatësi siç e kishte VLEN-i. Kështu që do të shohim si do të rrjedhin punët.
TV21: A janë liderët në një linjë? Sepse dëgjojmë deklarata të ndryshme, nga njëra anë dikusht thotë se do të zgjidhjet mes Mexhitit dhe Kasamit, tjetër lider thotë që do zgjedhim një kryesi tjetër e cila do të jetë mbi-partiake, a janë në një linjë të gjithë liderët?
Kaltrina Zekolli: “Unë mendoj që të gjithë liderët janë në një linjë. Mendoj se secili prej liderëve ka peshën e vetë, secili ka kontributin e vetë, secili ka një bagazh të madh politik dhe prandaj është e rëndë për ta zgjedhur një si të tillë. Prandaj nga prizma ime, siç unë e shoh dhe këtë vërtetë e mendoj e kam parë një prapavijë politike, cilido qoftë që do të zgjidhet, mendoj se në VLEN i kemi eliminuar ndasitë partiake dhe frymojmë si një subjekt, cili do qoftë prej liderëve që do të zgjidhet për ne do të jetë i njëjtë”.
Mes tjerash, Kaltrina Zekolli theksoi se për çdo ditë ekspertë e njerëz të profesioneve të ndryshme të cilët janë të përmbushur në jetën e tyre profesionale dëshirojnë të anëtarësohen Lëvizjen Demokratike.


