Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, sot ka kërkuar nga Prokuroria Speciale Publike që të ngrej hetim ndaj Bashkësis Fetare Islame, për keqpërdorim të mundshëm të detyrës zyrëtare. Duke u bazuar në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për liri fetare të vitit 2013, Zekiri ngrit dyshim se kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi ka bërë keqpërdorim me vizat për shkuarje në Haxh.
“Në raportin e DASH të vitit 2013 në mënyrë eksplicite thuhet se ai ka qenë i afërt me pushtetin e atëhershëm, që i kanë mundësuar kontakte konsullare me Arabinë Saudite, ndërsa vizat që i ka marrë i ka paguar nga 400 euro. Kjo tregon se udhëheqësi i BFI-së, Sulejman Rexhepi, ka keqpërdorur detyrën zyrtare”, tha Zekiri.
Ai tha se ka kërkuar,nga PSP që të kontrolloj dhe bisedat telefonike të kreut të kësaj Bashkësie, në mënyrë që të mund të vërtetohet nëse Sulejmani keqpërdorimin e ka bërë në bashkëpunim me qeverin e kaluar.
Kjo kërkesë e Zekirit, vjen pas dy javësh, që kur Kuvendi i Maqedonisë ngriti iniciativë për kontrollim të punës së BFI-së./Almakos

