Në mesin e mijëra shqiptarëve që mbështesin protestën e nesërme shqiptare në Shkup është edhe Zeqirja Ibrahimi i Lëvizjes Besa. Ai ka shpërndarë në facebook ftesën e kryetarit të Shoqatës së burgosurve dhe të përndjekurve politikë, Shpëtim Pollozhani, për dalje sa më masovike në protestë, shkruan Gazeta Lajm.
Protesta e caktuar nesër në ora 13 është jo vetëm kundër dënimeve drakonike për pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, por edhe kundër të gjitha padrejtësive që u janë bë shqiptarëve që nga pavarësimi i Maqedonisë si shtet.