Lideri i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi -Zejdi, ka komentuar idenë e LSDM-së që ditë më parë, bën thirrje për një takim liderësh. Në lidhje me propozimin e inicuar nga partia opozitare maqedonase – LSDM, Rexhepi ka thënë se ky takim është një farsë orkestrimi për të shpëtuar qeverinë nga përgjegjësia e rastit tragjik në Koçanë.
Postimi i plotë i Skender Rexhepi – Zejdit:
Takimi i liderëve është thjesht një farsë e orkestruar për të shpëtuar Qeverinë nga përgjegjësia politike për tragjedinë në Koçan.
Një takim i tillë do të kishte kuptim vetëm nëse Qeveria do të jepte dorëheqje, dhe më pas liderët do të mblidheshin për të gjetur zgjidhje politike për vendin.