Pak para festës së madhe islame, Fitër Bajramit, “Zegin” dha donacion 5 ton djathë për familjet që i takojnë fesë islame.
Donacioni iu është dhënë familjeve që jetojnë në kushte të rënda ekonomike, para dy ditësh.
Për çdo muaj rreth 120 familje që i takojnë fesë islame dhe krishtere pranojnë donacione nga “Zegin” në formën e pakos bazike për shtëpi të përbërë nga mielli, ushqimi, mishi, mjete për higjienë, pelena.
Kompania “Zegin” është e njohur për përgjegjësinë e saj shoqërore dhe për shumë donacione ndaj kategorive të ndryshme qytetarësh.


