Tridhjet e pesë vite- nuk është vetëm numër por edhe pakufi rrëfime në kompaninë ZEGIN. Secili vit i plotësuar me sfida të shumta, fitore të shënuara, momente të paqartësisë, vendime të guximshme dhe përkushtim i palëkundur i secilit individ që ka dhënë kontribut për rritjen e kompanisë.
Prej tridhjetë e pesë vitesh, ZEGIN po rritet si një kompani e përgjegjshme shoqërore me vepra serioze pas saj që mbeten dhe zgjasin.
Bëhuni gati për një ngjarje ku vrapimi takon argëtimin dhe ana humane zë në qendër të vëmendjes! Bashkohuni me ZEGIN SPECTRATHON – GARA E HEROJVE NË TË GJITHA NGJYRAT!
Ky nuk është vrapimi juaj tipik – kjo është një përvojë e mrekullueshme që do t’ju lërë të ndiheni energjikë dhe të frymëzuar.
Le të hyjmë së bashku në vitin e 35-të të ekzistencës së Zeginit, ndaj më 9 qershor vraponi me ne për një kauzë humanitare.
Nisja e garës është caktuar në orën 08:00 me pikënisje në Komunën e Aerodromit përballë parkut Jane Sandanski.
Mjetet nga çdo tarifë regjistrimi do t’i dhurohen Shoqatës “Në botën time”, me qëllim ndërtimin e shpejtë të qendrës së parë ditore në rajon për adoleshentët dhe të rinjtë me spektër autik dhe zhvillim atipik.
Nxitoni dhe regjistrohuni në linkun e mëposhtëm
Regjistrimi është i hapur deri më 3 qershor
Më shumë për të gjitha detajet e këtij eventi humanitar mund të mësoni në rrjetet sociale
- Facebook https://www.facebook.com/zegintrka
- Instagram https://www.instagram.com/trka_zegin/
Mos e humbisni mundësinë për të garuar, për t’u lidhur me njerëz me mendje të njëjtë dhe së bashku mund të arrijmë një mision të madh humanitar!
Shihemi në vijën e fillestare!