Në qendër të Shkupit, te Mëhalla e Dibrës, sipas dokumenteve zyrtare duhet të jetë kompania Best Way Investment, pronë e Jordan Mijallkovit, djalë i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Televizioni 24 vesti ka incizuar ndërtesën ku gjendet adresa zyrtare. Mirëpo kompania në fjalë nuk është e vendosur aty.
Ndryshe kjo kompani është bë pjesë e biznesit të naftës në Maqedoni.
Pronar i Best Way Investment është Jordan Mijallkov, menaxher është Ilija Tozija- i panjohur për opinionin, por shumë i njohur në qarqe partiake. Sipas disa mediumeve ai është anëtar i Unionit rinor të VMRO-DPMNE-së.
Ndryshe Best Way Investment me një person të punësuar vitin e kaluar ka fitar 250 mijë euro. Kompania posedon disa pika të karburanteve në aksin rrugor Demir Kapi-Smokvicë dhe në Shkup, si dhe depon e naftës në fshatin Rëzhaniçinë të Shkupit.