Më datën 19.08.2021 në Stacionin Policor Gazi Babë, nëpunës policorë të NJPB Gazi Babë kanë realizuar bisedë me M.K. (25) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të denoncimit të datës 18.08.2021, sipas të cilit S.I. (33) i punësuar si kontrollor në ndërmarrje publike, rreth orës 15:30 minuta ka qenë fizikisht i sulmuar nga ana e një personi të gjinisë mashkullore, gjatë të cilit i është marrë pos-terminali për kontrollimin e biletave.
Në prezencë të Prokurorit Publik nga M.K. janë marrë sende dhe pos-terminali, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 328 të Kodit Penal për “vjedhje banditeske”.