NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër M.A. (46) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Më 04.11.2025, i denoncuari ka mashtruar një grua nga Prilepi për shumën prej 2.000 eurosh dhe 1.000 dollarësh.
Me fjalë të tjera, duke u prezantuar në mënyrë të rreme si inspektor në një vend të huaj, e ka njoftuar gruan se nipërit e saj jashtë shtetit kanë shkaktuar aksident rrugor në të cilin ka ndërruar jetë një fëmijë. Në atë rast, ai i ka kërkuar para për të vepruar që nipi i saj të mos shkojë në burg, pas çka ajo i ka lënë paratë në vendin e dakorduar.
Pas masave të marra nga nëpunësit policorë të SPB Manastir dhe Departamentit të Policisë Kriminalistike, M.A. është privuar nga liria, ndërsa nga gjykatësi kompetent i është caktuar masa e paraburgimit.


