Zamir Mehemti, ish përfaqësues i lëvizjes “Revolucioni Laraman”, në emisioni “Programi 200” në Alsat, tha se Revolucioni Laraman po keqpërdoret nga të dy kandidatët për President, si nga ana e pozitës, po ashtu edhe nga ajo e opozitës me në krye kandidaten për Presidentet Gordana Siljanovska, gjë që për të është diçka befasuese.
“Revolucioni Laraman ka pasur gjithmonë frikë nga instrumentalizimi i kësaj lëvizje kaq fisnike siç ishte ajo. Në rrethin e parë zgjedhor Revolucion Laraman nuk është përmendur asnjëherë pas mbarimit të parë të rrethit zgjedhor u panë rezultatet ku kandidatët panë rrejedhimisht se zgjedhjet mund të dështojnë filluan reagimet. Epara që filloj ta përmendi ishte Siljanovska dhe për ne kjo gjë qe befasuese, duke bërë thirrje të dalin në përkrahje të saj. Po ashtu edhe Pendarovski filloj të na përmendi. Këto reagime na kanë bërë që të mblidhemi përsësri dhe të promovojmë një platformë të re që quhet “në Mejdan”.