Ministrja e punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka shprehur shpresën se dy vende nga Ballkani Perëndimor do të bëhen anëtare e BE-së deri në vitin 2025, transmeton Almakos.
Zaharieva në Sofje ka marr pjesë në konferencën e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Shoqëror, ku është kërkuar integrimi i Ballkanit Perëndimor që të vendoset si prioritet kryesor i BE-së./Almakos/