Bullgaria dhe Greqia janë të gatshëm t’i ndihmojnë Maqedonisë për
zbatimin e reformave për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, deklaroi zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
“Në fillim nevojitet të ndërtohet besim ndërmjet udhëheqësive politike. Ata kanë rrugë të gjatë para tyre dhe shumë reforma për të zbatuar para se të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Biseduam me Greqinë dhe jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertë për të ndihmuar Qeverinë të zbatojë reformat e detyrueshme”, tha Zaharieva në intervistë për radion bullgare “Darik”.
Sipas saj, pengesë për pranimin e Maqedonisë në BE ishte “Politika e vendit që është kundër fqinjve të vet, kundër Bullgarisë, kundër Greqisë”.
“Mbajtja e qëndrimit ‘ne jemi më të mëdhenjtë’ nuk ndihmon. Qytetarët e Maqedonisë duan të jenë të integruar. Ajo është një nga arsyet pse ende nuk janë filluar negociatat. Nuk ekziston mundësi që shtetet evropiane të pajtohen me politikë të tillë”, tha Zaharieva.
Ajo vlerësoi se Qeveria e re e Maqedonisë ka plan shumë të qartë për reformat dhe mendohet së shpejti të mbahet seancë e përbashkët e qeverive të Maqedonsië dhe Bullgarisë.
Data 18.09.2025
Aktuale
- VLEN mbështet thirrjen e BE-së për debat urgjent mbi agresionin kundër Katarit
- Gjashtë kandidatë për kryetar të Tetovës dhe 10 lista këshilltarësh
- E kërcënoi një person me armë plastike, arrestohet 48-vjeçari nga Gostivari
- Osmani: Sundimi i ligjit në Maqedoni nuk është përmirësuar, Çairi “njollë e zezë”
- Vajzë 12-vjeçare sulmohet nga disa të mitur në sheshin e Tetovës
- Trençevska: Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë
- Ajdari: As VMRO, as Levica e as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët
- Ali Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane