01 June
Kryeministri i ri Zoran Zaev dhe kabineti i tij edhe zyrtarisht hynë në Ilindenska, objektin e Qeverisë. Ish kryeministri teknik Emil Dimitriev në mesditë i dorëzoi detyrën kryeministrit të ri Zoran Zaev. Ky i fundit tha se duhet vlerësim i ri i gjendjes në shtet.
U njoftova me të gjitha detajet e nevojshme dhe punët të cilat duhet t’i di që sot si kryeministër. U njoftova për gjendjen në shtet. Kuptohet që ajo nuk është e kristaltë por nuk është edhe dramatike. Të paktën ashtu na u tha. Neve kur do të bëjmë hetimin tonë për gjendjen aktuale do t’i njoftojmë qytetarët– deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.
Paraprakisht Kryeministri i ri Zoran Zaev prezantoi para presidentit Gjorge Ivanov përbërjen e kabinetit tij qeveritar. Takimin me presidentin e bojkoti ministri i shëndetësisë Arben Taravari. Kryeministri Zaev tha se me Ivanovin kanë biseduar për nevojën e bashkëpunimit mes institucionit Presidenti i shtetit dhe Qeverisë.
Bashkë me kabinetin tim qeveritar dhe presidentin Ivanov konstatuam nevojën e bashkëpunimit. Vlerësoj se bashkëpunimi me Presidentin na duhet dhe këtë e ka të njohur edhe kabineti i tij. Jemi këtu për të kryer detyrat tona në interes të qytetarëve dhe të shtetit- shtoi kryeministëri Zoran Zaev.
Kryeministri Zoran Zaev tha se pret dorëheqjen e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, akt ky i cili do të jetë fillimi i reformave në drejtësi. Duke folur për financat, Zaev tha se gjendja e arkës shtetërore nuk i plotëson pritshmërinë e tij pozitive.
Adrian Kerimi