Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, në shënimin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, deklaroi se vendi i Maqedonisë është në familjen evropiane. Ai ka thënë se tani ka ardhur koha që të realizohet ky synim, në mënyrë që të rinjve t’u ofrohen më shumë mundësi, por edhe arsye që mos të braktisin vendin.
“Tani është koha që prej shtetit tonë të bëjmë shtëpi për të gjithë. Të gjithë fëmijët tanë ta shohin si destinacionin e vetëm. Jemi të detyruar që t’u japim arsye të mjaftueshme që ta shohin vendin e tyre në shtëpinë ‘Republika e Maqedonisë’. Tani është koha që t’u tregojmë skeptikëve të fundit që Republika e Maqedonisë si shtëpi e lirisë e të gjithë qytetarëve është ylli i ri në nënqiellin evropian, që e meritojmë atë vend”, ka thënë Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.
Ai ka thënë se integrimi në strukturat euroatlanike është qëllim strategjik dhe duhet të punohet me vendoshmëri në arritjen e tij. Por, ka përmendur se ai nuk është edhe qëllimi i fundit.
“Për këtë duhet të të vazhdojmë, me vendoshmëri dhe me guxim dhe të hapërojmë në zgjidhjen e çështjeve të hapura për shtetin tonë për zbatimin e qëllimit tonë strategjik në këtë fazë të historisë sonë. Shoqëri më të pasur dhe më shumë mundësi për të gjithë. Anëtarësim në NATO dhe më pas anëtarësim në Bashkimin Evropian. Po them në këtë fazë të historisë sonë sepse ajo nuk është qëllimi ynë i fundit. Qëllimi ynë, përkatësisht qëllimi i gjeneratës sonë nuk ka fund. Sepse përvetësimi i lirisë si dhe ruajtja e qetësisë asnjëherë nuk përfundojnë”, ka shtuar ai.
Me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, delegacione të Qeverisë së Maqedonisë të udhëhequra nga kryeministri Zoran Zaev, delegacione nga institucione shtetërore dhe korit diplomatik vendosën kurorë lulesh në monumentin e dëshmorëve të Qytetit të Shkupit, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.
Teuta Buçi /SHENJA/
Data 16.06.2026
Aktuale
- VIDEO/ U përplas me skafin e policisë kufitare dhe humbi jetën, publikohen pamjet e aksidentit në Gjirin e Ksamilit! Dyshohet se 22-vjeçari…
- Hyseni: Mos premtoni çerdhe kur nuk menaxhoni dot mbeturinat
- “Të paaftë, manipulues” e deri te “letra n’burg”, tragjedia në autostradën “Ibrahim Rugova” ndez përplasjen mes LVV-së dhe LDK-së
- “Rama jep dorëheqjen”- Sot protesta e 17-të qytetare për largimin e kryeministrit! Sheshet dhe rrugët të mbushura plot
- Mickoski për jurisprudencën: Mënyrën e dhënies së provimit e rregullon ministri, Fillkov është pjesë e zgjidhjes
- U nda nga jeta në lulen e rinisë: 21-vjeçari Senit Selimoski humb jetën tragjikisht në liqenin e Strugës
- Rikonstruimi i Qeverisë, Azir Aliu pret të mbetet në krye të Shëndetësisë!
- Vrasja e Valter Lleshit në Mirditë, po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga automjeti para ekzekutimit

