Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në nder të 60 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Romës, me të cilën janë vendosur themelet e BE-së, ka dërguar një letër urimi deri tek ambasadori i BE-së në Shkup Samuell Zhbogar, në të cilin thuhet se LSDM si parti politike por edhe si subjekt që pritet të udhëheq Qeverinë e re reformatore, është e vendosur që të punoj në vendosjen e institucioneve të pavarur, sundimin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe kohezionin social në vend.
Ai ka thënë se shpreson që dyert e Evropës do të jenë të hapur për qytetarët e Maqedonisë. /SHENJA/

