Pas vizitës së burgut të Idrizovës, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se i njejti nuk ka kushte minimale për vuajtjen e dënimeve. Kryeministri Zaev gjatë vizitës së tij në burgun e Idrizovës u shoqërua nga Avokati i Popullit, Ixhet Memeti dhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të RM-së, Urania Pirovska.
Zaev u shpreh i dëshpëruar prej kushteve që ka burgu dhe njëkohësisht deklaroi se e përkrah ligjin për amnisti.
“Më vjen turp që jam kryministër i një shteti me burg të till.Unë jam “pro” ligjit për amnisti dhe shpresojmë që sa më shpejtë do të hy në procedurë në Qeveri dhe Kuvend. Në Idrizovë ka 1.800 të burgosur ndërsa kapaciteti i burgut është për 800 njerëz”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

