Të gjithë që kanë përdorur dhunë dhe të cilët e kanë organizuar më 27 prill në Kuvend janë para drejtësisë, theksoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili u përgjigj në pyetje të gazetarëve pse ende dhunuesit të cilët morën pjesë në këtë ngjarje ende nuk janë dënuar.
“Me Ligjin për amnisti përmes Parlamentit, e jo përmes presioneve dhe ndikimeve të gjyqësisë, përmes Parlamentit qartë kemi bërë kufizim të të gjithë atyre që kanë shfrytëzuar dhunë dhe kanë hyrë në organizim të asaj dhune dhe
të gjitha atyre që janë manipuluar. Këtu ishin deputetë dhe mijëra qytetarë të manipuluar të cilët kanë hyrë brenda. Prandaj u soll Ligj për amnisti që të bëhet kufizim i qartë”, thotë Zaev.
Lideri i LSDM-së shtoi se ata që janë manipuluar, pa dallim nëse janë deputetë ose qytetarë të cilët, siç tha, kanë hyrë dhe kanë shëtitur në Kuvend pa bërë çfarë do dhune janë amnistuar me Ligjin për amnisti në mënyrë transparente në demokracinë parlamentare përmes shtëpisë më të lartë – Parlament./MIA
Data 20.09.2026
Aktuale
- Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
- Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara
- Aksident tragjik në Agino Sellë, Kumanovë, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur
- Osmani: Përvoja dhe barazia gjuhësore në Tirolin e Jugut, mësime për forcimin e Marrëveshjes së Ohrit
- VMRO-DPMNE: LSDM i shiti interesat kombëtare
- Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara
- Afati i Albulena Haxhiut si presidente: Çfarë ndodh pas 4 tetorit?
- Inflacioni në Kosovë: Një krizë që rëndon jetesën e familjeve



