Kryeministri, Zoran Zaev, i shoqëruar nga një delegacion qeveritar u prit me gjitha nderimet më të larta nga Vatikani.
Në takimin me Papa Françeskun, kryeministri Zaev është shprehur i kënaqur nga marrëdhëniet e shkëlqyera të Maqedonisë me Vatikanin. Zaev i ka përcjellë Papës se e një rëndësie historike për Maqedoninë është vizita e kardinalit, Pjetro Parolin, në Maqedoni në vitin 2016, në shenjtërimin e Nënë Terezës.
“Kishim qëndrime të përbashkëta afirmative për figurat tona të përbashkëta historike, sikurse Nënë Tereza, vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi, si dhe për themelet e forta historike midis Maqedonisë dhe Vatikanit. Prej tyre dalin vlerat e përbashkëta kulturore, shpirtërore dhe fetare, të cilat janë fuqi e fortë për avancimin e bashkëpunimit tonë në disa fusha”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Kryeministri Zaev ka theksuar se veç më kanë vendosur bashkëpunim midis Bibliotekës Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” dhe Bibliotekës së Vatikanit për konservim dhe restaurim të sendeve religjioze. Me shkëmbimin e letrave ka filluar bashkëpunimi midis Arkivit të Vatikanit dhe Arkivit Shtetëror të Maqedonisë.
Kreu i qeverisë Zaev ka theksuar se në vendin tonë ekziston traditë e tolerancës multietnike dhe respektim i besimeve të ndryshme religjioze. Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri Zaev ka realizuar takim edhe me sekretarin shtetëror të Vatikanit, kardinalin Pjetro Parolin. (Meral Ismaili, TVM2)