Kryeministri Zoran Zaev është takuar sot me ambasadorin grek në Shkup, Dimitris Janakakis. Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Qeverisë ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për miqësitë dhe bashkëpunimin në frymën e respektit të ndërsjelltë, të cilat po i tregojnë tashmë qeveritë e dy vendeve. Është konstatuar se është krijuar atmosferë pozitive në ndërtimin e besimit dhe thellimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Greqisë, për të cilat ka vullnet të shprehur nga të dy palët.
“Dërguam sinjale pozitive për bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor, sepse qeveria e re është e angazhuar për implementimin e vlerave evropiane dhe politikës së ndërtimit të urave. Fituam apo na kthyen sinjale pozitive nga fqinjët tanë, ne e konsiderojmë një hap të madh në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe hapjen e perspektivatve për qytetarët”, ka thënë Zaev. /SHENJA/

