Kryeministri Zoran Zaev në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë sot do të ketë takim me kryeministrin, Binalli Jëlldërëm.
Kryeministri turk Jëldërëm zyrtarisht do ta pritë Zaevin, dhe më pas dy kryeministrat do të realizojnë takim tet-a-tet, pas çka do të vijojë edhe takim i delegacioneve nga Maqedonia dhe Turqia. Jëldërëm dhe Zaev pastaj do të mbajnë edhe konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë ditës, kryeministri Zaev është paraparë të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Turqisë, Ismail Kahraman dhe me presidentin e shtetit, Rexhep Taip Erdogan.
Zaev, vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë e filloi mbrëmë me fjalim para përfaqësuesve të TOBB, Lidhja e odave ekonomike dhe bursave të Republikës së Turqisë. Ai theksoi se ekzistojnë mundësi për avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë. Gjithashtu theksoi se qëllimi ynë është për disa vite tregtia me Turqinë të jetë një miliardë euro.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, Zaev në vizitën zyrtare është i shoqëruar nga ministri pa portofol i obliguar për investime të huaja, Adnan Qahil, deputetët në Kuvendin e RM-së, Enes Ibrahimi dhe Jusuf Hasan dhe sekretarin shtetëror në MPJ, Viktor Dimovskin.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Arrestohet një person nga Dobërdolli për vuajtjen e dënimit me burg prej 18 muajsh, dërgohet në Burgun e Idrizovës
- VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë
- Parkoi veturën Opel Corsa në mes të Prishtinës, të nesërmen s’e gjeti më – pronari dyshon për vjedhje
- EMRI/ U ndje keq para se të largohej nga Shqipëria, ndërron jetë 48-vjeçari grek! Dyshimet për vdekjen e tij në Sarandë
- Aksion policor në Shkup: 9 shoferë të dehur, një i arrestuar
- Mjeku nga Tetova dyshohet për vrasje për pasuri milionëshe në Ohër, marrëveshja për përkujdesje përfundon në krim
- Shokuese: Mjeku nga Bërvenica e Tetovës dyshohet për vrasjen makabre të një 76-vjeçari në Ohër
- Mot i paqëndrueshëm: Reshje lokale shiu dhe bore, me mundësi bubullimash

