Shpresoj se deri me 24 mars do të kemi qeveri, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas përfundimit të marrjes në pyetje në Prokurorinë Publike, transmeton Tetova1.
“Shpresoj se deri me 24 mars do të kemi qeveri. Kur jemi te unë unë do të dëshiroja qysh nesër të zgjedhim një qeveri. Por kjo gjë nuk varet vetëm prej meje. I vetmi skenar që pres të realizohet në periudhën në vazhdim është ajo ku Maqedonia do të ketë qeveri. Shpresoj se zotëri Trajko Velanoski do të dërgoje një njoftim deri te presidenti dhe se do të respektohet afati prej 10 ditëve”, deklaroi Zaev duke sqaruar se pret stabilizim të shpejtë të gjendjes në Maqedoni.
Sot sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski deri në Parlament në emrin e të gjithë 67 deputetëve ka ngritur një iniciativë për vazhdimin e seancës së ndërprerë konstituive ku do të vazhdojnë pikat që u ndërprenë, dhe me këtë do të zgjidhet kryetari i Parlamentit.