Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar sot se do të ketë rikonstruim të qeverisë dhe se fillojnë bisedimet për rritjen e shumicës parlamentare, transmeton Medial.mk.
“Me siguri do të bisedojmë me gjitha partitë politike opozitare, përveç me VMRO-DPMNE-në”, ka thënë Zaev.
Rikonstrumi i qeverisë dhe ndryshimet eventuale në resore, siç tha ai, “do të jenë marrëveshjet me partitë politike dhe deputetët që do të pranonin programin qeveritar për hyrje në shumicën parlamentare. /Medial.mk/