Nga Koalicioni VLEN, kanë njoftuar se kryesia e tyre e përfaqësuar nga kryetarët e partive Arben Taravari, Bilal Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi, si dhe zëvendëskoordinatorja e VLEN-it, deputetja Merita Koxhaxhiku, zhvilloi një takim konstruktiv me eurodeputetin dhe raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për vendin tonë, z. Thomas Ëeitz.
“Gjatë takimit, raportuesi Ëeitz ndau njohuritë dhe përvojën e tij në rajon, duke theksuar përkushtimin e tij për integrimin evropian të vendit tonë, si një pjesë e natyrshme e familjes evropiane. Ai vlerësoi diversitetin e rajonit dhe shprehu mbështetjen e tij për ruajtjen dhe promovimin e këtij karakteri unik.
Z. Ëeitz theksoi motivimin e tij për të kontribuar në procesin e integrimit dhe falënderoi Koalicionin VLEN për qasjen e tij konstruktive. Ai informoi mbi përpjekjet që po bëhen për të zgjidhur sfidat ekzistuese me Bullgarinë dhe për ta orientuar debatin drejt një zgjidhjeje të arsyeshme dhe të pranueshme për të gjitha palët.
Në përfundim, raportuesi i Parlamentit Evropian siguroi se do të punojë për të hartuar një raport të drejtë dhe objektiv për vendin tonë, duke reflektuar një qasje pozitive dhe mbështetëse.
Nga ana jonë, Koalicioni VLEN rikonfirmon përkushtimin e tij për avancimin e reformave dhe për të kontribuar aktivisht në perspektivën evropiane të vendit. Jemi të bindur se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm për një Evropë të fortë dhe të bashkuar”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Elon Musk dhe drejtues të teknologjisë nënshkruajnë peticionin për rikthimin e Jensen Huang në Nvidia
- Gërçeci mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN
- Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri
- Përparim Rama sfidon Kurtin me video të inteligjencës artificiale
- “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
- Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
- Kina bën histori me fluturimin e parë të avionit elektrik CE-25A
- Tragjedia në Mal të Zi: Një kosovar humb jetën në aksident trafiku



