Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka konfirmuar se mbrëmë vonë nga BDI ka marrë dokumentin me zgjidhjet e propozuara të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ai shtoi se ai personalisht nuk e kishte parë përmbajtjen e dokumentit, por theksoi se dokumenti po shqyrtohet nga një grup pune i përbërë nga Oliver Spasovski, Radmilla Shekerinska dhe Renata Deskoska, shkruan Meta.
“Për ne është e pranueshme që gjithçka që është e pranuar në korniza të Kushtetutës dhe nevojave të qytetarëve të shqiptarëve ose cilës do pakicë në tjetër. Propozimi të jetë i qëndrueshëm sipas Kushtetutës dhe t’i shprehë nevojat praktike të qytetarëve. Me këso korniza të gjera nuk mundemi që të sjellim vendim. Ashtu siç thash, propozimi ka arritur mbrëmë vonë dhe do ta shqyrtojmë”, ka thënë Zaev.

