Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vauter Plomp, informojnë nga partia.
“Shumica e qytetarëve, më shumë se 600.000 persona kanë zgjedhur ndryshime. Ndryshimet tanimë kanë ndodhur dhe askush nuk mund t’i ndalë”, deklaroi Zaev.
Zaev në takim ka shtuar se Maqedonia do të fitojë Qeveri të të gjithë qytetarëve e cila do të përkushtohet në reforma, në gjyqësori, media, por edhe në institucionet të cilat duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.
“Qytetarët kanë vendosur për Qeveri e cila do të hapë perspektiva dhe ai është hapi i ardhshëm në proceset e filluara demokratike në shtet”, tha Zaev.