Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot në mesditë do të duhet të paraqitet në Prokurorinë Themelore Publik për rastin që ka hapur kjo Prokurori për keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.
Zaev sot duhet të shqyrtojë provat që i posedon Prokuroria mbi lëndën. Ai së bashku me persona tjerë në pozitat udhëheqëse të partitë ngarkohen për keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.
Procedurën parahetimore e ka publikuar Prokuroria nëpërmjet një njoftimi në të cilën, siç theksohet, në vazhdimësi janë ndërmarr veprime për grumbullimin e provave dhe të dhënave, ndërsa janë dëgjuar mbi 70 dëshmitarë.

