Maqedonia dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie të suksesshme bilaterale dhe përmes tyre do të kontribojnë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev në një intervistë për të përditshmen “Politika” në vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi.
Ai vuri në dukje se ndihej në Beograd si në shtëpinë e tij dhe ardhja në Serbi ka për qëllim avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve miqësore si dhe për të zhvilluar bashkëpunimin në nivel që meriton miqësia shekullore midis popujve të këtyre dy vendeve.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë në ftesë të kryeministres serbe Ana Bërnabiq.
I shoqëruar nga një delegacion qeveritar i përbërë nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike Damjan Mancevski dhe Sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski.
Pjesa e punës në agjendën e kësaj vizite zyrtare në delegacionin e Qeverisë maqedonase të Republikës së Serbisë do të fillojë sot në mes Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq dhe Kryemnistrit Zoran Zaev.
Të dy delegacionet qeveritare,do të mbajnë një mbledhje të përbashkët plenare për të diskutuar tema të interesit për qytetarët e të dy vendeve, si dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.
Pas takimit është planifikuar dhe konferenca e përbashkët për shtyp për dy kryeministrat, Ana Bërnabiq dhe Zoran Zaev./Almakos

