Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me komisarin Johnes Hahn tha se mesazhet e eurodeputetëve dhe komisarit janë të qarta.
“Jemi dakorduar se proceset duhet të vazhdojnë. Një ditë e humbur për Maqedoninë, është ditë e humbur për të gjithë qytetarët, edhe për perspektivat Evropiane të Maqedonisë. Përshpejtimi i proceit nuk do të thotë se duhet të mos jemi të kujdesshëm për ndaj të gjithë provokimeve që ndodhin nga ana tjetër. Por një gjë është e qartë: Duhet të përshpejtojmë”, ka thënë Zaev pas takimit.
Ai tha se tërë kohën janë me një përkushtim të madh ndaj këtij procesit.
“Ne nuk do të lejojmë të bllokohet përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Proceset duhet të lëvizin. Këto janë procese që janë në të mirë të vendit. Qytetarët po e humbin durimin, presin të flitet për reforma, të shohin se si ecë përpara Maqedonia. Vendime duhet të sillen”, tha Zaev.
“Ne presim që të largojmë këto dy arsyeje jo të logjikshme. 10 ditë kryetari i Kuvendit do t’i sugjeroj presidentit që të jep mandati. Kemi publikuar programin e cila forcon unitaritetin dhe aspiratat e tonë euroatlantike.”, shtoi mes tjerash Zaev.
Ai tha se ngelin në deklarata e tyre se presin mandat nga Gjorge Ivanov, ndërsa deri në fund të javës presin që të ketë seancë, Kuvendi i Maqedonisë.
“Të vazhdohet seanca është një gjë e thjeshtë, duhet të vazhdoj me pijen e tretë dhe katërt. Maqedonia nuk është shteti i djeshëm. Ka 25 vite demokraci. Maqedonia një orë e më parë kërkon zgjidhje, këtë e dinë edhe Gruevski dhe Ivanovi. ”, tha Zaev.