Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, në Reçicë të Vogël, tha se janë përafruar qëndrimet mes partisë së tij dhe BDI-së edhe pse në shumë çështje sipas tij, kanë qëndrim të përbashkët si PSP-ja, barazia ekonomike dhe të tjera.
Zaev shtoi se pas këtij takimi pret nënshkrimet nga BDI-ja që të mund të marrë mandatin nga presidenti i shtetit. I pyetur se a do të sjell ligje për ndryshimin e Kushtetutës pas marrjes së nënshkrimeve nga partitë shqiptare ai tha se Kushtetuta e Maqedonisë nuk do të ndryshohet.
“Shumë shpesh ekspertët e LSDM-së dhe BDI-së ulen bashkë. Që sonte do të ua përcjellë grupeve punuese detajet që të mund të vazhdojnë me bisedimet. Në fund ose do ketë ose nuk do ketë nënshkrime. Unë jam ai që i pres nënshkrimet, por Kushtetutën nuk do ta prekim në asnjë rast. Jemi afër marrëveshjes”, tha Zaev.
Powered by WPeMatico