Sot Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot do të udhëton për vizitë zyrtare dy ditore në Serbi, i shoqëruar nga një delegacion qeveritar i përbërë nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike Damjan Mancevski dhe Sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski.
Pjesa e punës në agjendën e kësaj vizite zyrtare në delegacionin e Qeverisë maqedonase të Republikës së Serbisë do të fillojë nesër në mes Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq dhe Kryemnistrit Zoran Zaev.
Të dy delegacionet qeveritare,do të mbajnë një mbledhje të përbashkët plenare për të diskutuar tema të interesit për qytetarët e të dy vendeve, si dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.
Pas takimit është planifikuar dhe konferenca e përbashkët për shtyp për dy kryeministrat, Ana Bërnabiq dhe Zoran Zaev.
Kryeministri Zoran Zaev do të takohet edhe me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ndryshe, sot në Shkup, Zaev do të ketë takim kokë më kokë me eurokomesarin Johannes Hahn./Almakos

