Kryeministri Zoran Zaev publikusht ka propozuar mbajtjen e një takimi me liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski për të diskutuar rreth çështjeve më të rëndësishme në vend, raporton Tv Shenja pas deklaratës së fundit të Mickovskit se ai më nuk do ta ndihmojë Zaevin në procesin integrues, Zaev tha se pret që VMRO-DPMNE të mbajë kursin e deritanishëm pro integrimeve dhe shtoi se gjithkush do të mbajë përgjegjësi për vendimet e tij para qytetarëve në zgjedhje.
Zoran Zaev, kryeministër
“Është obligim i atij që të ndihmojë, është edhe obligimi juaj të ndihmoni edhe obligimi im, ne jemi para se gjithash qytetar të këtij vendi me qëllim strategjik integrim në BE. Unë mendoj se kush do të guxojë të mos ndihmojë, përgjegjësinë politikanët do ta bartin në zgjedhje. Unë besoj se edhe VMRO-DPMNE do të mbetet në qëllimet strategjike të tyre, anëtarësimin në NATO dhe BE dhe në këtë pjesë do të ndihmojë. Veçanërisht në pjesën e ligjit të PSP-së ku besoj se duhet në kohë të shpejtë të zhvillojmë takim, të bisedojmë edhe për regjistrimin, për kodin zgjedhor, për tema që janë të rëndësishme, gjithkush të jep kontributin e vetë varësisht nga pozicioni që ka në shoqëri”
https://www.youtube.com/watch?v=ZPw1rATqWlo
Duke folur për gjyqësorin në vend dhe vendimet e fundit që alarmuan opinionin, Zaev tha se ka dukuri devijante por edhe shembuj të shkëlqyeshëm për punën e pushtetit gjyqësor. Kreu i Qeverisë vlerëson se ligjet janë në përputhje me BE-në, por duhet të ndryshojë mentaliteti në implementimin e ligjeve.
Zoran Zaev, kryeministër
“Unë kualifikimet i kam bërë çdo herë në mënyrë transparente, hapur dhe me përgjegjësi. Kemi shumë dukuri devijante që janë katastrofë për shoqërinë tonë dhe gjyqësorin tonë, por kemi edhe shembuj të shkëlqyeshëm në gjyqësi, prandaj dhe flas hapur. më dëgjuat edhe në foltoren e Kuvendit. Unë jam kryeministri i parë që kështu hapur hedh dorezën ndaj një pushteti të pavarur siç është gjyqësori, se në barazinë e drejtësisë qytetarët presin, s’ka drejtësi nëse ajo nuk është e njëjtë për të gjithë, nëse çdo kush nuk përgjigjet në përputhje me ligjet dhe nëse ajo nuk është transparente”
Kryeministri Zoran Zaev ftoi edhe mediat dhe gazetarët që të ndihmojnë në kthimin e drejtësisë për të gjithë dhe të korrigjojnë dukuritë devijante përmes kritikave dhe komenteve gazetareske.