Marrëveshja e Prespës, Maqedonisë së Veriut ia ka hapur dyert drejtë BE-së dhe NATO-s, andaj edhe jemi plotësisht të përkushtuar në zbatimin e saj, thuhet në njoftimin e LSDM-së, pas takimit i cili sot u realizua mes kreu të kësaj partie Zoran Zaev dhe kryetarit e Internacionales Socialiste dhe ish-kryeministrit të Greqisë, Jorgos Papandreu.
Mes Zaevit dhe Papandreut, siç thuhet në njoftimin e LSDM-së, është folur edhe për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.
“Qytetarët e të dyja shteteve për shkurt kohë i ndjenë përfitimet nga Marrëveshja. Shkëmbimi tregtar me Greqinë është rritur për 20 për qind, po ndodhin më shumë investime, gjithnjë e më shumë kompani bashkëpunojnë mes veti. Për ekonominë tonë Marrëveshja solli një mori përfitimesh, kemi rritje serioze dhe të vazhdueshme të BPV-së, hapëm 60 mijë vende të punës, shënojmë një shumë rekord të investimeve direkt përmes të cilave e zvogëluam pa punësinë në minimumin historik”, thuhet në njoftimet e LSDM-së.
Duke u ndalur në procesin e reformave, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka potencuar se ai dhe subjekti i tij politik që i drejton institucionet është fuqishëm i motivuar për reformat të cilat janë të rëndësishme për integrimet evropiane, si por edhe për vetë shtetin dhe qytetarët.
Kryetari i Internacionales Socialiste, Jorgos Papandreu, me këtë rast kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, i ka uruar për sukseset e arritura në plan vendor dhe ndërkombëtar, duke theksuar se partia e tij mbetet mbështetës i denjë i Maqedonisë së Veriut, në procesin e aderimit drejtë Bashkimit Evropian. Kësisoj ai tha se shpreson se metodologjia e re e zgjerimet e BE-së, do t’ju mundëson shteteve të cilat janë të përkushtuar në agjendën evropian, sa më shpejtë t’ju bashkëngjiten atyre. Ndryshe, nga të dy palët u shpreh gatishmëri që LSDM-së, si parti socialdemokrate përsëri të bëhet pjesë e Internacionales Socialiste.



