Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka thënë se refuzimi i presidentit Ivanov për t’i dhënë atij mandatin është një gabim i madh me të cilin u thellua kriza politike, ndërsa shtoi se po bëhen keqpërdorime me të ashtuquajturën Platformë e Tiranës.
“Qëndrimi dihet, kjo është një grusht shtet për të penguar formimin e Qeverisë, por dëshirojmë në mënyrë të qetë t’i lëvizim gjërat. Ekziston premtim i partive shqiptare e shndërruar në deklaratë për pikat fillestare për të biseduar për Qeverinë. E njëjta ishte vendosur para Gruevskit tani edhe para LSDM-së. Ne kemi publikuar programin e Qeverisë dhe nuk ka më programe partiake dhe deklarata. Si do të ishte unë nëse e them se Gruevski është në një Qeveri të Tiranës, nuk është e drejtë”, ka thënë Zaev në intervistë për Kanal5, përcjell SHENJA, duke shtuar se kryetari i ri i Kuvendit do të dorëzoj letër me çka do të filloj të skadojë afati prej 10 ditët të konstituimit të Kuvendit.
Sa i përket përzgjedhjes së kryetarit të Kuvendit Zaev, tha se talat Xhaferi ka shanse më të mëdha të zgjidhet si kryetar për shkak se posedon përvojë më të madhe.
Poashtu ai ka shtuar se thirrja e Gruevskit për të formuar Qeveri të pakicës, është një hap drejt federalizmit të shtetit.