Zaev ka komentuar sot qëndrimet e VMDRO-DPMNE-së ku kjo e fundit kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje, VMRO do të humbë, shkruan SHENJA.
“Ata e dinë se nëse shkojnë në zgjedhje do të humbin pasi askush nuk mund ta tolerojë këtë sjellje të pacipë duke mos e dorëzuar pushtetin. Shumica parlamentare është deklaruar tashmë prandaj duhet të bëhet transferim i shpejtë i pushtetit në mënyrë demokratike. Nëse shkojmë në zgjedhje ata do të humbin. Ne mund të kemi edhe ndonjë deputet më shumë, dhe Gjorge IVanovi përsëri mund të mos na e dorëzojë mandatin”, ka thënë mes tjerash Zoran Zaev.
Ai po ashtu ka thënë se edhe nëse ka zgjedhje të reja, sërish asnjë parti politike shqiptare nuk do të bënte koalicion me VMRO-DPMNE-në.
Zaev gjithashtu ka thënë se tanimë ekziston programi i Qeverisë së ardhshme, dhe se nuk ka më as platformë të Tiranës, as platforma të BDI, të Besës ose Aleancës. Lideri i LSDM-së, gjithashtu kritikoi fjalorin e urrejtjes së VMRO DPMNE-së. /SHENJA/

