Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev, i shoqëruar nga nënkryetarja e LSDM-së dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe sekretarit ndërkombëtar, Dane Taleski, ka pasur fjalim në Kongresin e Partisë Demokratike Socialiste (DPS) të Malit të Zi, parti simotër e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.
Në fjalimin, kryetari i LSDM-së dhe kryeministri porositi se politikat e majta janë politika të progresit dhe prosperitetit të rajonit dhe tërë Evropës.
“Koha e politikave të populzmit, nacionalizmit, radikalizmit kaloi. Politikat e majta do të jenë ardhmëria e rajonit dhe Evropës”, vlerësoi kryeministri Zaev.
Ai dërgoi përshëndetje si kryeministër i një populli multietnik në shtetin tonë dhe si kryetar i LSDM-së, nga socialdemokratët në vend.
“Republika e Maqedonisë së Veriut respekton që nën udhëheqjen e DPS-së dhe Millo Gjukanoviqit e keni sjellur pavarësinë e Malit tëZi, jeni bërë anëtare e NATO-s dhe jeni lider në integrimet në BE në Ballkanin perëndimor. Ky lidership në rajon është shprehur përmes rrogës më të lartë mesatare në vend, lider në rritjen e BPV”, tha Zaev.
Ai theksoi se lufta për vlerat socialdemokrate vazhdon, për ndihmë më të madhe sociale, pensione, rroga më të larta, rrogë minimale më të lartë, jetë më të mirë dinjitoze për qytetarët.
“Do të bëjë thirrje për preokupim të ri në rajonin që e përfaqësojmë dhe besoj se e përkrahni, të kemi 50-50 gra në politikë dhe në zgjedhjet parlamentare dhe t’u japim mundësi njerëzve të rinj”, bëri thirrje kryetari LSDM-së dhe kryeministri Zaev në Kongresin e DPS-së të Malit të Zi.
Në Kongresin janë të pranishëm mysafirë nga Shqipëria, BeH-ja, Serbia, Kroacia, ambasadorë, përfaqësues ndërkombëtarë, të Internacionales socialiste, ndërsa në video fjalime porosi dërguan kryeministri i Finlandës, kryetari i Socialdemokratëve sllovenë dhe kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, kryetari i Partisë së Socialistëve evropianë, kryetarja e Grupit të socialistëve dhe demokratëve në PE, nga PSD – Gjermani. U dëgjuan porosi të fuqishme të përkrahjes të perspektivave evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe përcaktimi reformues i shteteve. Si të rëndësishme, janë potencuar politikat sociale dhe ekonomike dhe sundimi i së drejtës. Në Kongres është shprehur solidaritet dhe është shtrirë dora e e ndihmës ndaj Shqipërisë mike pas tërmetit të fuqishëm në Durrës.
LSDM – Qendra për komunikime me opinionin



