Alsat 2019-10-03T15:40:08+02:00
Është përgatitur draft versioni i Stratrgjisë shtetërore gjithpërfshirëse për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe ndërkulturalizëm. Bartëse e saj është Qeveria kurse përpilimi është ndihmuar nga më shumë aktorë relevantë, përfshirë edhe përfaqësues të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare. Kryeministri Zoran Zaev flet për rëndësinë e zbatimit të një strategjie të këtillë.
Ndërkulturalizmi është ngushtë i lidhur me vlerat si sundimin e së drejtës, të drejtat njerëzore, demokracinë, kulturën e paqes dhe dialogut, respektimin e ndërsjelltë, barazinë gjinore si dhe indetitetin evropian. Si vend, vendosim themelet e mirëkuptimit ndërkulturor dhe tregojmë se mund të jemi model për shoqëri të suksesshme dhe funksionale për të gjithë- deklaroi Zoran Zaev.
OSBE-ja ka pasur rol aktiv në përpilimin e kësaj strategjie. Komisioni i lartë i për minoritetet nacionale Lamberto Zanier dhe ambasadori i OSBE-së në Shkup, Klemens Koja kërkojnë promovimin e vlerave të diversitetit kulturor dhe më shumë ndërveprim mes komuniteteve.
Këto masa dhe politika kanë për qëllim që të promovojnë integrimin dhe kohezionin e shoqërisë me diversitete dhe multietnike dhe janë të nevojshme për të parandaluar që komunitetet e ndryshme të zhvillohen ndaras me disa ose me aspak interesa të përbashkëta dhe pa ndërveprime. Ndarjet e këtilla të shoqërisë në paralele që nuk preken mund të përbërjen një rrezik të konsiderueshëm për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e shoqërive multietnike- tha Lamberto Zanier, Komisioner i lartë i OSBE-së për minoritetet nacionale.
Diversiteti në rritje në shoqërinë tonë ka nevojë për kërkim dhe politikë të posaçme e cila e mbron atë, nxit integrimin inkluziv dhe promovon bashkëjetesën në paqe. Besoj se është esenciale të sigurohemi që të gjithë individët dhe komunitetet t’i gëzojnë të drejtat e tyre për qasje dhe mundësi të njëjta për pjesëmarrje në jetën publike- pohoi Klemens Koja, ambasador i OSBE-së.
Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar thotë se qytetarët mund ta ndjejnë veten si pjesë e shoqërisë vetëm kur njihen specifikat e indentitetit të tyre kultror.
Nuk ka shoqëri të suksesshme pa njerëz të plotësuar. Qytetarët nuk mund ta shohin shoqërinë si një të mirë të përbashkët dhe të kontribuojnë në përmirësimin e saj nëse e ndjejnë që dinjiteti i tyre dhe specifikat e identitetit kulturor etnik të tyre nuk pranohen dhe respektohen- Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.
Strategjia përfshin disa sfera të ndërkulturalizmit kurse në kuadër të saj janë parashikuar korniza ligjore, arsimi, mediat, kultura, kohezioni social, të rinjtë dhe vetëqeverisja lokale. Konferenca ishte organizim i përbashkët i Qeverisë dhe misionit të OSBE-së në Shkup.
Fatlume Dervishi
Loading…




