17 November
Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë do të ratifikohet deri në fund të vitit, deklaroi kryeministri Zoran Zaev për televizionin kombëtar bullgar,BTV. Zaev tha se Maqedonia dhe Bullgaria tani përveç se miq janë edhe më të bashkuara.
Maqedonia fitoi me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, nuk humbi asgjë. Ne flasim në gjuhën me të cilën kuptohemi. Vetëm së bashku mundemi të ndihmohemi dhe të ecim përpara – theksoi Zoran Zaev në intervistë.
Në lidhje me çështjet historike që i prek dy vendet, Zaev tha se në shkolla tani nuk flitet për ” për uzurpator fashist bullgar” dhe se shoqëria maqedonase e ka dënuar shkatërrimin e monumentit në Kajmaçalen.

