Kryeministri Zoran Zaev lirohet nga gjithë akuzat për rastin “Mitmarrja”. Shpallet i pafajshëm për miton ndaj biznesmenit Ivan Nikollov pasi gjykata tha se prokuroria nuk ka arritur ta dëshmojë se Zaev e ka kryer veprën penale mitmarrje. Gjykatësi Darko Todorovski arsyetoi para kamerave televizive dhe gazetarëve të cilët e transmetonin verdiktin drejtpërdrejt.
“I akuzuari për veprën mitmarrje Zoran Zaev lirohet tërësisht nga akuzat pasi që prokurori nuk arriti të dëshmojë se i akuzuari e ka kryer veprën për të cilën akuzohej”, thuhet në njoftim.
Gjykatësi Darko Todorovski gjatë fjalimit të tij para verdiktit i lexoi disa segmente nga gjykimi duke ilustruar për secilën palë se si është prononcuar gjatë gjykimit dhe erdhi në përfundim se dëshmitari kryesor nuk kishte qenë konzistent në deklaratat e tij dhe se kishte pranuar që ishte instrumentalizuar nga njerëz të tjerë. Për më tepër, Darko Todorovski kujtoi edhe akuzën e zbutur të prokurorisë e cila në seancën e fundit gjyqësore e largoi akuzën për mitmarrje, dhe e la vetëm kualifikimin kërkim i mitos, që me automatizëm e uli dënimin e mundshëm maksimal nga dhjetë në pesë vjet.
Për kryeministrin i cili tashmë është liruar nga akuzat, vendimi është dëshmi gjyqësori në Maqedoni ka filluar të ndajë drejtësië.
ZORAN ZAEV, ISH I AKUZUAR
“Sigurisht se edhe unë, sikurse çdo qytetarë që është para verdiktit, jam i traumatizuar për momentin. Por, jam i lumtur që më dhanë vendimin për liri. Jam i lumtur pasi që arrita përfundimisht ta dëshmojë pafajësinë time dhe e arrita drejtësinë. Ia dëshiroj këtë moment secilit qytetar të Maqedonisë, në një gjyqësor që pavarur dhe në një procedurë transparente siç ishte rasti me gjykimin e rastit Mitmarrja”
Teksa zhvillohej gjykimi, ish kryeministri Nikolla Gruevski pati paralajmëruar se Zoran Zaev do të lirohet nga të gjithë akuzat pasi është marrë vesh me gjykatësit, ndërsa pati thënë se atij po i përgatitej dënimi në rastin “Tanku” në kohë kur duhet të zgjidhet çështja e emrit dhe kur duhet të jepen rezultate për reforma në gjyqësor para BE-së. Por, Zaevi këtë deklaratë e komentoi si “Ka ikur koha e kontrollit të Gruevskit ndaj gjyqësorit”
ZORAN ZAEV, ISH I AKUZUAR
“Nikolla Gruevski në një kohë ishte njohës i mirë i gjyqësorit. Tashmë nuk është i njëjti gjyqësor që ai e kontrollonte”
I pyetur nga gazetarët për video-incizimin në kabinetin e tij të kryetarit të Strumicës që nuk u publikua asnjëherë në tërësi, me kërkesë të prokurorisë, Zaev premtoi se nëse ekziston ndonjë mundësi e tillë, menjëherë do ta publikojë videon, pasi beson se vetëm ashtu do ti zbardhej imazhi tërësisht.
Gjatë gjykimit afro dyvjeçar, vërehej pasivitet maksimal i prokurores Valentina Bislimovska e cila asnjëherë nuk i ka bërë Zaevi as edhe një pyetje të vlefshme e cila do të nxirrte ndonjë fakt të ri. Përkundrazi, prokurorja me pyetjet e ndihmonte dhe i linte rrugë Zaevit që të lavdërohet se ka qenë një prej kryetarëve më të suksesshëm në Ballkan. Verdikti i sotëm ishte i pritshëm shkaku se përveçse u zbut akuza, nga lista e provave u hoqën edhe videot e marra me masa të veçanta të hetimit që ishin elementi kryesor mbi të cilin bazohej akuze. Me përjashtimin e këtyre provave shkaku i zbutjes së veprës penale, ishte e pritshme që verdikti të ishte dënim minimal me kusht, ose liri e plotë. Prej se kishte filluar gjykimi për këtë rast, Zoran Zaev siguronte se ai nuk ka asnjë lidhje me mitmarrjen, dhe se gjithë ky proces është i montuar nga ish Qeveria, për ta penguar atë që ti publlikojë bombat politike të opozitës së atëhershme.
https://www.youtube.com/watch?v=IN5oyTMKeWk

