11 September
Turpërohem që jam kryeministër i një vendi ku burgjet janë jashtë çdo standardi të humanizmit dhe jetës sociale të personave që vuajnë dënimin. Kështu ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev pas vizitës që i bëri burgut të Idrizovës i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Avokati i Popullit dhe kryetarja e Komitetin e Helsinkit. Kushtet në këtë institucion j i ngjajnë skenave të filmave horror, me tualete që janë shndërruar në dhoma për fjetje dhe kuzhina për gatim.
Sot kishim shansin të shohim kushtet në këtë burg. Kishim mundësinë t’i shohim programet për risocializim dhe përgatitjen e personave të dënuar për kthim në jetë normale pas vuajtjes së dënimit. Aspekti human dhe social aspak nuk është ruajtur dhe në të vërtetë unë turpërohem që jam Kryeministër i një vendi ku burgjet janë jashtë çdo standardi të humanizmit dhe jetës sociale të personave të cilët janë të dënuar dhe vuajnë burgun – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Rreth 70% e objektit nuk ka baza as për restaurim. Avokati i Popullit vlerëson se në këto kushte shkelen rëndë të drejtat e njeriut.
Nuk është vetëm të ndëshkosh dhe të krijosh kushte, por nevojitet që ai person i cili ka rënë ndesh me ligjin t’ia kthesh shoqërisë. Për ta kthyer, duhet të risocializohet. Për të arritur këtë qëllim dënimi sigurisht që duhet të ketë sistem të mirëfilltë brenda burgut – tha Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.
Nga Komiteti i Helsinkit konsiderojnë se Ligji për amnisti nuk do t’i zgjidh problemet nëpër burgje.
Ligji për amnisti nuk do ta zgjidh problemin me burgje. Do të zgjidhni problemin e mbipopullimit, por nuk do ta zgjidhni problemin me korrupsionin. Njëherë e përgjithmonë duhet zgjidhet problemi me korrupsionin, posaçërisht në burgun e Idrizovës. Pas këtyre dyerve keni shoqëri të mbyllur. Këtu nuk vlejnë ligjet e Maqedonisë, por ligje të burgjeve – tha Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkit.
Të burgosurit janë ankuar edhe për mungesën e mjekëve kujdestarë, ndërsa përveç tyre ankohen edhe policia e burgjeve të cilët ndër vite nuk janë furnizuar me mjete pune, uniforma dhe automjete për transportin e të burgosurve. Kapacitete e burgut të Idrizovës janë për 850 të burgosur, ndërsa aktualisht në këtë institucion dënimin me burg e vuajnë mbi 1850 persona.
Adrian Kerimi

