Kryeministri Zoran Zaev tha se qeveria e Maqedonisë së bashku me komisarin Johanes Hahn ka precizuar një dokument për reformat që duhet të zbatohet.
Sipas tij perspektivat evropiane nuk janë më një e largët.
“Nëse zbatimi i reformave rrjedh ashtu siç është plani, BE duhet të jap vlerësim pozitiv”.
Zaev th se bëhet fjalë për dokument me emrin “Udhërrëfyes” i cili deri më 1 korrik duhet të rrumbullakësohet, gjegjësisht të përfundoj dhe publikohet në opinion.
Ai i bëri thirrje opozitës që në mënyrë aktive të kyçet në zbatimin e reformave. /SHENJA/

