Kthimi i opozitës në Parlament ishte një prej temave në të cilat liderët e dy partive më të mëdha politike, Zoran Zaev nga LSDM-ja dhe Hristian Micskoski nga VMRODPMNE-ja biseduan në takimin e mbrëmshëm në Qeveri.
“Në pjesën e kthimit në Parlament nga VMRO-DPMNE na i kumtuan qëndrimet rreth arrestimeve dhe unë kam mirëkuptim për atë që edhe opozita e thotë se nuk kthehen derisa nuk kompletohen. Edhe njëherë dëshiroj të përmend se nuk kemi për qëllim të bëjmë presion ose ndikim mbi gjyqësinë për arsye se gjyqësia është e pavarur dhe absolutisht se ligjet janë të njëjta për të gjithë edhe për
përforcimin e gjyqësisë kjo është absolutisht e palejueshme”, deklaroi kryeministri dhe lider i LSDMsë, bZoran Zaev pas takimit me Mickoskin.
Shtoi se si parti politike gjithsesi se arrestimet nuk guxojnë të jenë dënim dhe se absolutisht duhet të minimalizohen në shtet, por, siç tha, ky është obligim dhe e drejtë e prokurorisë publike dhe gjykatave në RM.
Duke theksuar se që nesër do të dëshironte opozita të kthehet në Parlament edhe njëherë apeloi që të kthehen në dhomën ligjdhënëse.
Kryeministri theksoi se lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve janë larg përafrimit të pozitave.
“Propozimi që të formohet grup pune i cili me ekspertët kushtetues do t’i interpretonin kushtetutshmëritë e vetë ligjit absolutisht është e papranueshme. Fillimisht për arsye parimore dhe pragmatike, ndërsa ajo është se ekziston Gjykatë Kushtetuese në RM dhe nëse diçka është jokushtetuese këtë duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese. Parlamenti i votoi ligjet, kryetari e përdori të drejtën e tij të vetos dhe e ktheu ligjin. Dhe me të vërtetë ky vendim ligjor është e drejtë e pamundur e bashkësive të tjera dhe duhet mundësuar, ndërsa ekziston Gjykata Kushtetuese nëse me të vërtetë pohojnë se është jokushtetues. Për ne ligji është kushtetues dhe absolutisht nuk duhet ta vëmë Parlamentin në situatë ta interpretojë kushtetutshmërinë apo jokushtetutshmërinë e tij”, theksoi Zaev.
Potencoi se 35 mijë amendamentet e dorëzuara do ta bllokojnë Kuvendin i cili do të mbetet i bllokuar deri në përfundimin e Samitit të NATO-s në korrik.
“Absolutisht kjo nuk është e qëndrueshme. Jemi demokratë. Dëshirojmë të bisedojmë me të gjitha palët e involvuara, por për fat të keq akoma nuk kemi zgjidhje të këtij problemi. Nëse niset me debat rreth amendamenteve duhen të paktën gjashtë muaj që të diskutohet për amendamentet. Këto amendamente janë dorëzuar për shkak të jokushtetutshmërisë të ligjit. Parlamenti definitivisht nuk është interpretues nëse është kushtetues ose jo ligji. Është Gjykata Kushtetuese dhe nëse ekziston pak maturi do të jepet mundësi që ligji përmes bisedimeve me opozitën të kalojë. Unë jam i bindur se Gjykata Kushtetuese në fund do të tregojë nëse diçka është kushtetuese ose jo. Dhe në këtë pjesë për fat të keq nuk kemi vendime të matura midis shumicës parlamentare dhe opozitës”, deklaroi Zaev.