Kryeministri Zoran Zaev ta se Maqedonia patjetër duhet të jetë e gatshme për të bërë hapa për çështjen e emrit, duke vlerësuar se tani ka gjasa më të mëdha se më herët që të gjendet zgjidhje me Greqinë.
“Me Republikën e Greqisë kemi gjasa më të mëdha se më herët që të gjejmë zgjidhje .Pres që deri në fund të këtij muaji të fillojnë të lëvizin gjërat, të paktën mes negociuesve me Nimicin.
Kryeministrit Zoran Zaev nuk i pengon ndryshimi i emrit të aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në “Kiro Gligorov”.
“Fillimisht më pëlqen ideja. Dua që t’i dëgjoj me kujdes qytetarët, le të zhvillohet debati, ne qëndrojmë në disponim të qytetarëve që plotësisht t’u shërbejmë”, tha Zaev.
Ndryshime për emërtimin e ri të aeroportit ka dhënë Klubi i Diplomatëve. Ata thonë se me emërtimin e aeroportit të Shkupit me emrin e presidentit Gligorov, i japim vlerësim rolit të tij në procesin e krijimit të Republikës së Maqedonisë si një shtet bashkëkohor me cka do të mbetet i përhershëm në kujtesën kolektiv të qytetarëve të Maqedonisë, formë për ta materializuar në mënyrën më të mirë të favorshme.
Në të njëjtën kohë, Bordi Ekzekutiv i Klubit të Shpresës mbështet edhe iniciativën e Shoqatës Filatelike të Maqedonisë për lëshimin e një pulla postare me rastin e 100 vjetorit të lindjes së presidentit Kiro Gligorov, thonë nga Klubi Diplomatik – Shkup.
Nga Klubi i Diplomatëve rikujtojnë se këtë vit shënohet edhe jubileu i 100-vjetorit të lindjes së kryetarit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Glogorov./Almakos

