Solidariteti që është shprehur midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor çdoherë që të jemi së bashku, është arsyeja për deklaratën e nënkryetarit të Qeverisë Bujar Osmani se nuk do të marrë pjesë në konferencën në Banja Llukë, shpjegoi sot kryeministri Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me prodhuesit e duhanit në Konçe dhe shtoi se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kudo janë bashkë pa dallim se kush është më përpara në integrimet në BE.
“Nuk e di se pse Kosova nuk është ftuar, me siguri Bosnjë e Hercegovina nuk e ka pranuar. Nëse një ose dy vende nuk janë ftuar, atëherë cili është qëllimi që të tjerat të marrin pjesë. Nuk mund të konfirmoj se në sa mënyrë adekuate është dhënë deklarata e zëvendëskryeministrit Osmani, sepse pa shpjegimin të cilin e dhashë dërgon mesazh të gabuar deri te partnerët tanë të rajonit me të cilët dëshirojmë të ecim përpara. E dimë se dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë dhe duhet që gjatë dhënies së deklaratës të kemi kujdes në jehonën ndaj fqinjët e tanë dhe brenda në shtet”, tha Zaev.
Kryetari i Qeverisë në pyetjen se nëse do të ketë rritje të kufirit të moshës për shkuarje në pension theksoi se tani për tani nuk mendojmë për ndryshim.
“Duhet ta stabilizojmë Fondin pensional. Shteti nga buxheti jep 500 milionë euro që pensionistët të mund të marrin pension. Derisa punëtorët nuk fillojnë ta mbushin fondin pensional, e jo shtetin, atëherë do të fillojmë të mendojmë për ndryshim të kufirit të moshës për shkuarje në pension, por drejt uljes së tij”, u përgjigj Zaev.
Në vazhdim ai u përgjigj edhe në pyetje të tjera të gazetarëve të cilat u dedikoheshin asaj se cilët janë funksionarët të cilët nuk dinë, e as madje mundohen do të shkarkohen dhe pse për këtë të pritet nëntë muaj.
“Unë e dërgova mesazhin që dikush të mund të korrigjohet. Absolutisht nëse dikush meriton ndërrim menjëherë kjo bëhet. Pa dallim se nëse është në eshalonët më të ulët ose më të lartë. Presim që gjithsesi të ndodhin edhe rikonstruksione dhe ndryshime në periudha përkatëse kohore kur bëhen rikapitularë nga çdo aspekt i mundshëm. I madh është numri i njerëzve në Qeveri të cilët shumë mundohen e nuk dinë, por mundohen edhe të mësojnë. Ka një pjesë të cilët as nuk dinë e as nuk mundohen. Unë apeloj deri tek të gjithë. Ne kemi servis të qytetarëve, për atë shkak jemi vendosur, që t’u përkushtohemi maksimalisht nevojave të qytetarëve. Këtë të cilën e kemi marrë nga ata është nder dhe përgjegjësi, të cilën nuk ka pasur mundësi secili ta marrë. Nga ky aspekt me të vërtetë apeloj deri tek të gjithë, që me të vërtetë t’u kushtohen maksimalisht realizimit të detyrave të tyre”, u përgjigj Zaev. Shtoi se mendon edhe për rikonstruksion të kabinetit qeveritar, por edhe rritje të numrit të deputetëve në grupin e deputetëve.
“Po, fillimisht do të ketë rikonstruksion, sepse para së gjithash do të rritet numri i deputetëve në grupin e deputetëve. Po bisedojmë me deputetë plotësues. mendoj se duhet të mundësojmë stabilizim të Parlamentit, nga më shumë aspekte. Unë shpresoj se edhe opozita do të kthehet shpejt në parlament, por edhe numri i përgjithshëm i deputetëve nga shumica parlamentare do të duhet të jetë më adekuat, që të mund të mos ketë ndërprerje të këtilla të seancave, pauzave, grumbullim të deputetëve ose ngjashëm. Besoj se do të kemi sukses me këtë, ndërsa për shkak të kësaj do të ndodhë gjithsesi se edhe rikonstruksion”, tha kryeministri Zaev.
Për pritjet nga vizita e kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker tha se edhe një herë pret inkurajim dhe motivim serioz për përfundim të reformave.
“Për ne kjo është inkurajim, do të thotë motivacion serioz, t’i përfundojmë reformat në pajtim me planet 3-6-9, t’i vazhdojmë të gjitha ato procese të avancimit të cilësisë së përgjithshme të jetës së qytetarëve, për arsye se jemi të bindur se Evropa do të na japë datë për negociata vetlm nëse meritojmë apo do të bëhemi anëtare e BE-së vetëm atëherë kur standardi ynë i qytetarëve do të jetë përafërsisht i barabartë me standardet e qytetarëve të BE-së”, tha Zaev. Shtoi se pret saktësim për terminin kur Maqedonia do të marrë rekomantim të pakushtëzuar, por njëkohësisht edhe inkurajim se në qershor është e mundur të ketë datë për fillim të negociatave, e me atë edhe hapje të fondeve plotësuese evropiane për Republikën e Maqedonisë.