Në këto momente në Kuvend, është duke u zhvilluar një takim në mes kryeministrit në dorëheqje Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Ky takim vjen vjen pas situatës së fundit të krijuar politike, me të cilën VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi se ka shumicë të re parlamentare.
Ndryshe, sot në Kuvend nga opozitarja VMRO-DPMNE u dorëzua edhe iniciativa për mocionin e votëbesimit të Qeverisë.