Me rastin e dyvjetorit të agresionit të përgjakshëm rus kundër Ukrainës, koordinatori kombëtar për Ballkanin e Hapur dhe për nismat rajonale – Marjan Zabërçanec, theksoi mbështetjen e plotë të popullit ukrainas.
“Ne i japim mbështetje të plotë popullit ukrainas në luftën e tij për një territor të lirë dhe sovran, për paqe dhe siguri. Heroizmi dyvjeçar ukrainas është një mbrojtje dyvjeçare e demokracisë ukrainase dhe botërore kundër agresionit të përgjakshëm ushtarak dhe të njëanshëm të shkaktuar dhe të udhëhequr nga Putini”, tha Zabërçanec në një postim në Facebook./Lajmi i plotë.