Dje, në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, u realizua një ngjarje prestigjioze kulturore dhe akademike, ku me ç’rast u prezantua ekspozita “Maqedonia në Albumet Jëlldëz të Sulltan Abdulhamidit të Dytë”, si dhe u organizua paneli akademik “Periudha Osmane në Maqedoni”.
Ngjarja u realizua në bashkëpunim me Presidencën e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) dhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, ku morën pjesë akademikë, studentë dhe përfaqësues nga sektori civil në vend.
Albumet “Jëlldëz” të Sulltan Abdulhamidit të Dytë: Një Dritare drejt Maqedonisë Osmane
Ekspozita prezantoi fotografi historike nga Koleksioni Fotografik i Pallatit “Jëlldëz”, të realizuara nga Sulltan Abdulhamidi i Dytë.
Këto imazhe të ruajtura me kujdes nga periudha e vonë osmane nxjerrin në pah trashëgiminë arkitekturore, kulturore dhe shoqërore të Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës osmane. Vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë një histori të pasur vizuale që lidh të kaluarën me të tashmen.
Paneli Akademik: Njohuri mbi Periudhën Osmane në Maqedoni
Pas ekspozitës, një panel diskutimi me njohuri më të thella mbi periudhën osmane, u prezantuan nga Prof. Dr. Mehmet İnbashë dhe Prof. Assoc. Dr. Ejup Kul, ndërsa me këtë rast panelistët folëm mbi aspektet historike, kulturore dhe sociale të rajonit gjatë periudhës osmane.
Gjatë ceremonisë së hapjes, fjalime përshëndetëse mbajtën Rektori i IBU-së, Prof. Dr. Lytfi Sunar, Kryetaru i YTB-së, Abdullah Eren, dhe Ambasadori i Turqisë në Shkup, Sh.T. Fatih Ulusoy, të cilët theksuan lidhjet e forta kulturore mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ngjarja jo vetëm që ofroi një eksplorim akademik të periudhës osmane, por gjithashtu forcoi lidhjet e vazhdueshme kulturore dhe historike mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.