Në Konferencën e Donatorëve Ndërkombëtarë për të ndihmuar zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, drejtori i Agjencisë, Ylber Sela ka bërë prezantimin e projekteve fillestare edhe atë:
- Softueri për përkthim
- Pajisje dhe furnizim
- Përpilimi i një Udhëzuesi për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe një Udhërrëfyes për Nëpunësit Administrativ për zbatimin e të drejtave gjuhësore
- Trajnimi i përkthyesve dhe lektorëve
- Asistencë teknike për zbatimin e përvojave ndërkombëtare për dygjuhësinë
- Përpilimi i Fjalorëve Terminologjik shqip-maqedonisht dhe anasjelltas, përfshi versionin digjital.



