Në kuadër të përvjetorit 10-vjeçare të themelimit të ‘Ümmet Vakfı – Fondacioni Ummet’, Organizata Kulturore Humanitare MERHAMET, kishte nderin të jetë mysafir në këtë organizim, me përfaqësimin e anëtarit të bordit, z. Xhihad Husejini.
Në këtë program, ishin pjesëmarrës 200 personalitete, dijetarë, akademikë, edukatorë, përfaqësues të OJQ-ve nga 40 shtete. Gjatë këtij programi, u realizua edhe paneli me temën ‘Kultura e Fondacioneve dhe Kudsi ynë’. Ku së bashku me pjesëmarrësit e tjerë, shqyrtuam rrugëtimin 10-vjeçare të ‘Ümmet Vakfı – Fondacionit Ummet’, përpjekjet për mbështetje të Mesxhid-i Aksa-s dhe Kudsit, si dhe rolin e rëndësishëm që ka luajtur Fondacioni në mbështetje të çështjeve të muslimanëve në shumë vende të botës.
O.K.H. MERHAMET